Ish-fituesi i njohur i formatit televiziv ‘Big Brother VIP’, këngëtari Luiz Ejlli, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e zhvilluar sot në Tiranë. Një mesazh i fuqishëm, i publikuar nga ai në rrjetet sociale, ka marrë menjëherë vëmendje të madhe dhe po qarkullon me shpejtësi në internet.
Pamjet e shpërndara nga Ejlli tregojnë marshimin e protestuesve me flamuj kombëtarë kuqezi. Mbi video, këngëtari ka shkruar: “Kjo është opozita e vërtetë, jo ajo që flet nga studiot apo rrjetet sociale. Kjo është opozita që më përfaqëson mua dhe çdo shqiptar që nuk hesht përballë padrejtive!”.
Ky qëndrim i hapur i Luiz Ejllit është interpretuar nga mijëra ndjekës si një mbështetje e fortë për protestën aktuale, duke nxitur një valë të gjërë reagimesh dhe diskutimesh në platformat digjitale.


