Showbiz

LDK-ja hesht karshi iniciativës për shkarkimin e Abdixhikut

Të heshtur kanë qëndruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, karshi nismës për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK-së, me anë të 1/3 së nënshkrimeve të delegatëve të LDK-së. Asnjëra palë nuk ka pranuar të flas, përfshirë ata që kanë nisur të mbledhin nënshkrimet pos Vjosa Osmanit që shkurt tha se në parti askush s’ka deponuar nënshkrime.

Kërkesat për dorëheqje të kryetarit te LDK-së Lumir Abdixhiku, gjatë fundjavës u kthyen në veprime konkrete.

Të pakënaqurit brenda LDK-së nisën mbledhjen e nënshkrimeve për ta larguar Abdixhikun nga pozita e kryetarit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithëse është raportu që tashmë janë mbledhur 1/3 e nënshkrimeve për ta hedhur në votim shkarkimin e Lumir Abdixhikut, nga LDK askush s’ka qenë i gatshëm të flas as të jap detaje.

Në thirrjet tona nuk janë përgjigjur as zyrtarë nga degët e Pejës, Lipjanit dhe Prishtinës, që fillimisht kërkuan largimin e Abdixhikut.

Në mesditë në selinë qendrore të LDK-së erdhi kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, por një herë nuk deshi të komentojë asgjë, e më vonë shkurt tha se në parti s’ka deponuar askush nënshkrime.

“Nuk jemi taku vetëm me zotin Abdixhiku, kemi pas shumë takime të tjera. Kemi bisedu qysh me ec përpara edhe ma fuqishëm. Besoj që mundeni me i dërgu këto pyetje te zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponu asnjë nënshkrim”, ka thënë Vjosa Osmani- kandidate për presidente.

I heshtur ishte edhe Paris Guri i cili do jetë deputet në legjislaturën e ardhshme e që u pa në selinë e LDK-së.

Por, sipas analistit Afrim Kasolli, LDK-së i nevojitet një rithemelim politik dhe ndryshim qasje.

“Në këtë drejtim kjo që po shohim tashmë është një mobilizim më i madh i disa degëve të këtij subjekti politik për ta kontestuar lidershipin e zotit Abdixhiku, i cili në fakt shpëtoi për fije të perit edhe pak më herët nëpërmjet një kuvendi të jashtëzakonshëm të këtij subjekti politik, u pa qartë që gjysma e anëtarësisë së kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është e kënaqur me të, nuk e don për kryetar, votuan kundër tij, por megjithatë e kaloi atë farë lloj testi të Rubikonit në atë fazë”, ka thënë Afrim Kasolli- analist.

Rezultati që prodhuan zgjedhjet e 7 qershorit duke e vendosur LDK-në të tretën me një rritje prej vetëm rreth 9 mijë votash, me 18 deputetë, shpërfaqi pakënaqësi të shumta tek disa nga degët e LDK-së./RTV Dukagjini/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *