Ylli i njohur botëror, Kylie Jenner, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe mediave rozë me paraqitjen e saj më të fundit. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram fotografi ku shfaqet e veshur me krijime të veçanta nga koleksioni i saj më i ri i veshjeve, KHY, duke theksuar linjat trupore dhe stilin e saj unik.
Manjatja e kozmetikës, 28-vjeçare, ka zgjedhur fustane prej materiali PVC, të cilët nxjerrin në pah format e saj bombastike. Në njërën nga fotot më tërheqëse, Kylie shfaqet me një fustan të zi, të ngushtë, i cili thekson dekoltenë e saj tërheqëse. Ky fustan elegant është kombinuar me taka të zeza dhe flokët e saj të errët të stiluar në një topuz elegant.
Në një tjetër imazh, Jenner ka treguar edhe këmbët e saj të gjata dhe të holla, duke veshur vetëm një pallto ngjyrë bezhë dhe taka të zeza, duke lënë shumë pak vend për imagjinatë dhe duke konfirmuar statusin e saj si një ikonë e modës dhe stilit.


