E martë, 3 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Rama: Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së ✦ Aksioni i sotëm në ‘Call Center’| 7 të arrestuar, mbi 4 milionë euro dëme- detaje nga aksioni i sotëm nga Policia në bashkëpunim me “Europol” ✦ Melinda Ademi Ngjall Kureshtje: Shpina e Zbuluar dhe Data Misterioze 25.12.2026 ✦ Festa Qoqaj Mahnit me Stilin e saj Unik dhe Elegant – Një Kombinim Guimshëm i Klasikes me Modernen ✦ Publikohet në gjuhën shqipe aktgjykimi i Gjykatës Speciale, zbulohet kërkesa që e kishin bërë mbrojtja e Thaçit para fillimit të seancës ✦ Bashkëshortja e Gazmend Hoxhës shpërndan deklaratën e ish-zyrtarit amerikan, Steve Bennet: Dorëheqja e tij ishte e panevojshme ✦ Mungesa e deputetëve të VV-së bllokon mbledhjen, PDK e LDK akuzojnë për mbrojtje të Autoritetit të Konkurrencës ✦ Adelina Berisha Vë në Valë rrjetet sociale me veshjen e saj të guximshme në Marina Bay
Lajmet e Fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Specialja problemin e ka me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi ka ngritur pikëpyetje për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke thënë se gjykata nuk u ka besuar disa dëshmitarëve ose ka vlerësuar se ata janë intimiduar.

Ai e ka quajtur gjykatën “politike” dhe ka pretenduar se dënimet e shpallura sot lidhen me përfaqësuesit politikë që morën pjesë në Rambuje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Kjo është një gjykatë politike dhe dënimet e sotme tregojnë saktë se problemi i tyre është me përfaqësuesit politikë që ishin në Rambuje”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka pretenduar se aktgjykimi është ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj.

“Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që UÇK-ja dhe krerët e saj kanë bërë krime. Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj”, ka shkruar ai.

Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *