E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Von der Leyen propozon Kanadanë si anëtaren e parë të asociuar të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e Bashkimit Evropian.

Propozimi u bë të mërkurën gjatë fjalimit të saj vjetor për gjendjen e Bashkimit Evropian, në Parlamentin Evropian në Strasburg.

“Dëshiroj të punoj me ju për t’i hapur rrugën Kanadasë që të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së”, deklaroi von der Leyen.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pas këtij propozimi, eurodeputetët e duartrokitën në këmbë. Von der Leyen më pas përqafoi kryeministrin kanadez, Mark Carney, i cili ndodhej në Parlament për ta dëgjuar fjalimin.

Von der Leyen deklaroi se BE-ja ka nevojë për partneritete të reja në një kohë që ajo e përshkroi si “një botë haptazi armiqësore”.

bazuar në saj, BE-ja dhe Kanadaja kanë qëndrime të përbashkëta në fusha si inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike, Arktiku dhe gjeopolitika, ndërsa kanë bashkëpunuar edhe për Ukrainën, mbrojtjen, lëndët e para dhe zinxhirët e furnizimit.

Carney e mirëpriti propozimin për forcimin e bashkëpunimit mes Kanadasë dhe Evropës, por në deklaratën e tij nuk e përmendi konkretisht anëtarësimin e asociuar.

Reuters raporton se ende nuk është e qartë se çfarë do të nënkuptonte konkretisht statusi i “anëtarit të asociuar”. Vendimi nuk mund të merret vetëm nga von der Leyen, pasi për këtë do të duhej të vendosnin shtetet anëtare të BE-së.

BE-ja përballet me luftën në kufijtë e saj pas pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa si blloku evropian ashtu edhe Kanadaja po përballen me tensione tregtare me administratën e presidentit amerikan Donald Trump dhe me konkurrencën në rritje nga Kina.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *