Kuvendi i Shqipërisë ka transkriptuar në gjuhën standarde fjalimin e deputetes Marjana Koçeku, i cili ishte mbajtur në dialektin gegë gjatë një seance plenare.
bazuar në procesverbalit zyrtar, fjalimi i deputetes është paraqitur në standardin e shqipes, duke u justifikuar me detyrimin institucional për përdorimin e gjuhës zyrtare në dokumentet e Kuvendit.
Nga ana e Kuvendit është bërë e ditur se procesverbalet janë dokumente zyrtare dhe duhet të respektojnë rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, me qëllim garantimin e qartësisë dhe kuptueshmërisë për publikun.
Rasti ka nxitur debat publik, pasi disa e kanë parë si kufizim të përdorimit të dialekteve në jetën politike, ndërsa të tjerë e kanë mbështetur përdorimin e standardit në dokumentacionin zyrtar parlamentar.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


