E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

“Kupola termike” përvëlon Europën, valë ekstreme të të nxehtit thyen rekorde dhe shkakton viktima

Europa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të të nxehtit, e cila ka thyer rekorde temperaturash dhe ka shkaktuar viktima në disa vende.

bazuar në meteorologëve, shkaku kryesor i kësaj situate ekstreme është fenomeni i njohur si “kupola termike”, një zonë e madhe me presion të lartë atmosferik që qëndron mbi një rajon dhe “bllokon” ajrin e nxehtë, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën.

Ky fenomen funksionon si një “kapak” që pengon qarkullimin e ajrit dhe formimin e reve, duke bërë që dielli të ngrohë tokën pa ndërprerje dhe temperaturat të rriten shumë mbi mesataren sezonale.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në Britaninë e Madhe janë raportuar viktima dhe temperatura deri në 35.1°C, ndërsa në Francë situata është shpallur alarm portokalli në shumë rajone me temperatura deri në 39°C.

Edhe Spanja po përjeton temperatura që i afrohen 40°C, veçanërisht në jug dhe në zonat qendrore, ndërsa në Portugali është regjistruar një rekord historik prej 40.3°C për muajin maj.

Në Itali, disa qytete të mëdha janë vendosur në alarm të kuq për shkak të rrezikut të lartë për shëndetin publik, ndërsa autoritetet në të gjithë kontinentin po marrin masa emergjente për të përballuar situatën.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *