Showbiz

Kurban Bajrami 2026: BIK njofton besimtarët për programin e festës dhe faljen e namazit

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dalë me një njoftim zyrtar për të gjithë besimtarët myslimanë dhe opinionin publik, duke përcaktuar detajet rreth festës së Kurban Bajramit për vitin 2026. Sipas njoftimit, dita e parë e kësaj feste të madhe do të jetë të mërkurën, më 27 maj.

Manifestimi qendror festiv për territorin e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Programi fillon herët në mëngjes, në orën 4:25, me faljen e namazit të sabahut. Pas namazit, do të mbahet një ligjëratë tematike e cila do t’i kushtohet rëndësisë së Kurban Bajramit. Ligjëratën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani, kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Ora zyrtare për faljen e namazit të Kurban Bajramit është caktuar në orën 5:40 të mëngjesit. Namazit do t’i prijë Mustafa ef. Dallku, ndërsa hytben, mesazhin solemn të festës, do ta paraqesë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Për të shënuar festën, Kryesia e BIK-ut do të organizojë pritje tradicionale në selinë e saj, nga ora 9:00 deri në orën 12:00. Bashkësia Islame e Kosovës uron të gjithë besimtarët dhe opinionin e gjerë për Kurban Bajramin, duke u lutur Zotit për pranimin e haxhit, kurbanit, lutjeve dhe ibadeteve.

“Me fat festa e Kurban – Bajramit!”, përfundon njoftimi.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *