Showbiz

Hysni Mehani Lihet nga Spitali Pas Sulmit në Skenderaj – Arrestohen dy të dyshuar

Hysni Mehani, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Skenderaj, është liruar nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës pas trajtimit mjekësor të enjten. Ai ishte shtruar në spital si pasojë e plagëve të marra nga një sulm fizik që ndodhi në mesditë në qendër të Skenderajt.

Zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës konfirmoi lirimin e tij në shtëpi. Ndërkohë, Prokuroria e Mitrovicës njoftoi se dy persona, me inicialet E.L. dhe B.N., janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas intervistimit të viktimave H.M. dhe B.Z., pesë dëshmitarëve dhe dy të dyshuarve, është marrë vendimi për paraburgim për 48 orë për E.L. dhe B.N., për shkak të dyshimeve të ngritura.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *