Këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida, po shijon disa ditë relaksi në bregdetin malazez. Ajo nuk është vetëm, por e shoqëruar nga i fejuari i saj, Ajbin, me të cilin duket se po kalon momente të veçanta.
Çifti ka zgjedhur Budvën si destinacion për t’iu shijuar vapës së ditëve të verës, duke u freskuar në det dhe duke u argëtuar me muzikë. Kida ka ndarë me fansat e saj disa pamje nga këto momente të lumtura, ku shihet duke u relaksuar në plazh pranë Ajbinit.
Lidhja mes Kidës dhe Ajbinit ka marrë tashmë një rrugë serioze, teksa çifti po arrin të balancojë me sukses jetën private me angazhimet profesionale.


