E martë, 7 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit, bën thirrje për paqe dhe pajtim

Pastori amerikan Mark Burns, këshilltar joformal i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për çështje fetare, ka zhvilluar një vizitë në Manastirin e Deçanit gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Gjatë vizitës, Burns u prit nga igumeni i manastirit, Sava Janjiq, i cili e njohu me historinë dhe rëndësinë kulturore e fetare të këtij monumenti mesjetar, të përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Një ditë më parë, pastori amerikan vizitoi edhe Patriarkanën e Pejës, në shoqërinë e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Përmes një postimi në rrjetin social X, Burns theksoi se vizita e tij synon të promovojë dialogun dhe mirëkuptimin.

“Nuk kam ardhur për të thelluar ndarjet. Kam ardhur të dëgjoj, të lutem dhe të mbështes paqen, pajtimin dhe shërimin në mbarë Kosovën dhe Ballkanin. Zoti e bekoftë çdo familje, çdo kishë, çdo manastir dhe çdo komunitet që përpiqet të jetojë në paqe”, shkroi ai.

Vizita e Burnsit rikthen në vëmendje edhe angazhimet e përfshira në Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku palët u zotuan të respektojnë liritë fetare, të mbrojnë objektet e kultit dhe të inkurajojnë dialogun ndërfetar si pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *