Showbiz

Indri largohet nga Ferma VIP 3 pas sfidës me Vanesën dhe debatit me Sarën

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Aktori Indri Shiroka nuk është më pjesë e reality show-t ‘Ferma VIP 3’. Ai u shpall më pak i preferuari nga publiku, së bashku me Klevisën dhe Kostanën, duke u përballur në një sfidë për të shpëtuar nga televotimi.

Kostana arriti të fitonte sfidën, duke i lënë Klevisën dhe Indrin përballë publikut. Vendimi i tyre ishte largimi i Indrit.

Fillimisht, pas humbjes, aktori kërkoi të largohej vullnetarisht, por moderatores Arbana Osmani i kërkoi të pranonte sfidën e televotimit, gjë të cilën ai e pranoi.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e largimit mes Indrit dhe Sarës, i nxitur nga një letër që aktori i kishte dërguar Vanesës, ku kërkonte ndarjen. Për Sarën, e cila kishte zhvilluar një shoqëri të ngushtë me Vanesën, ky veprim ishte i papranueshëm, duke sugjeruar se ndarja duhej të bëhej pas daljes nga formati.

Indri iu kundërpërgjigj Sarës duke e akuzuar si ‘falsë’ dhe duke shprehur lodhjen nga sjellja e saj dhe e fermerëve të tjerë. Sara, nga ana tjetër, iu përgjigj me ironi, duke e quajtur ‘naiv’ dhe ‘të vogël’, duke lënë të kuptohet se ai lëndonte njerëzit për të qëndruar në lojë.

Fermerët e tjerë, si Kostana dhe Visi, shprehën vlerësim për sinqeritetin e Indrit, pavarësisht situatës, duke theksuar se nuk e gjykojnë zgjedhjen e tij.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *