Lajmet e Fundit

Harris: Vdekja e Sinwar-it është mundësi e mirë që të ndalet lufta në Gaza

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, është deklaruar pas vrasjes së liderit të Hamasit.

“Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin amerikan ose kërcënon trupat tona apo interesat tona, le ta dijë këtë, ne do t’ju sjellim gjithmonë para drejtësisë”, ka thënë ajo, njofton Skynews.

Harris ka potencuar se Izraeli e ka “të drejtën për të mbrojtur veten” dhe kërcënimi që Hamasi paraqet për vendin duhet “të eliminohet”.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo po ashtu ka theksuar se vdekja e Sinwar-it ka qenë “përparim i qartë drejt këtij qëllimi”.

“Hamasi është shkatërruar dhe lidershipi i tij është eliminuar. Ky moment na jep një mundësi për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, ka thënë Harris, teksa ka shtuar se duhet të përfundojë me sigurimin e Izraelit, lirimin e pengjeve, përfundimin e vuajtjeve në Gaza dhe palestinezët duke realizuar “të drejtën e tyre për dinjitet”.

“Është koha që e nesërmja të fillojë pa Hamasin në pushtet. Ne nuk do të heqim dorë nga këto synime dhe unë gjithmonë do të punoj për të krijuar një të ardhme paqeje, dinjiteti dhe sigurie për të gjithë”, ka potencuar Harris./PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *