Kastrati gjatë viteve të punës së tij, ka marrë vendim edhe për rastin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës me 28 tetor 2026.
Në një letër të publikuar nga Natyra Kuçi asamblesite në Deçan nga Partia Socialdemokrate , e cila mban datën 7 shtator 2026, Arlinda Zekaj i ka shprehur shqetësimet e saj Migjen Kastratit lidhur me sigurinë personale dhe të fëmijës, duke kërkuar trajtim të çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe kujdestarinë e fëmijës.
Ajo i drejtohet gjyqtarit me një mesazh të drejtpërdrejtë, ku thekson rëndësinë që kanë për të vendimet që merren nga institucionet e drejtësisë.
“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë”, kishte shkruar e ndjera.
Migjen Kastrati në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2026, ka deklaruar se merr pagë 1 mijë e 899 euro apo pagë vjetore gjithsej 22 mijë e 794 euro.
Ai gjithashtu ka deklaruar edhe 244 euro shtesa dhe kompenzime tjera nga Akademia e Drejtësisë.
Ai ka deklaruar gjithashtu se ka 2 mijë e 130 euro kursime nga paga.
Tek pasuritë e paluajtshme, Kastrati ka deklaruar truall në vlerë 24 mijë e 376 euro, pyll në vlerë 7 mijë e 97 euro, livadh në vlerë 9 mijë e 957 euro dhe një shtëpi në vlerë 21 mijë e 120 euro të gjitha të trashëguara.
Pas publikimit të letrës së lartpërmendur, në opinionin publik është kërkuar dorëheqja e Migjen Kastratit dhe të gjithë personave të cilët i ka kontaktuar Arlinda Zekaj duke kërkuar ndihmën e tyre.
Deri tani, janë suspenduar kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë Lumturije Vuçetaj dhe prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferi dhe 11 zyrtarë policorë të stacionit policor në Pejë.
Të premtën gjithashtu ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro gjatë…
Qeveria e Kosovës mblidhet sot në ora 16:00, nuk dihet arsyeja
12 prona prej 712 mijë eurosh dhe një…
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Prokuroria në Pejë…
