Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë më 10 gusht të vitit 1998.
Haradinaj ka theksuar: “Në luftën për çlirim kam njohur mijëra trima. Ashtu si shumë data të tjera, 10 gushti i vitit 1998 nuk do ta harroj kurrë. Është nder për mua që i kisha në krahë gjatë luftimeve kundër armikut; Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula.”
Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë trima me nam si; Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca.
Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
