Lajmet e Fundit

Mbrojtësi i Dritës dërgohet me urgjencë në spital gjatë sfidës me Drenicën

Mbrojtësi i Dritës, Egzon Bejtullai, është larguar me autoambulancë nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj. Ai mbeti për disa minuta i shtrirë pasi pengoi me kokë një gjuajtje të një futbollisti të Drenicës. 

Bejtullai mori ndihmën e parë në fushë, ndërsa me autoambulancë u largua nga stadiumi ku po luhet ndeshja Drenica – Drita.

Është raportuar se gjendja e Bejtullait është stabile.

Ndeshja rifilloi në minutën e 62-të, pas largimit të autoambulancës nga fusha.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *