Lajmet e Fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar deklaratën e Sami Kurteshit

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar deklaratën e Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar si të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Kurteshi, gjatë një konference për medie lidhur me rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, ka akuzuar mediat Klan Kosova, Express dhe RTK për raportim të njëanshëm dhe dezinformim, duke përmendur veçanërisht publikimin e xhirimeve të paautorizuara. AGK ka theksuar se këto sulme ndaj mediave janë të papranueshme dhe rrezikojnë lirinë e informimit.

“Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje. Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut”, thuhet në reagim. transmeton Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *