Haliti tha se, meqë nuk ka qenë prezent në atë kohë, nuk mund të flasë me siguri për rrethanat e ngjarjes dhe nuk e di se çfarë është e vërtetë.
Ai tregoi se pas luftës kishte takuar familjarët e Allaqit, përfshirë motrën, bashkëshorten dhe djalin e tij.
“Meqenëse s’kam qenë këtu, nuk mund të flas kurgja. Nuk e di çka është e vërtetë e çka nuk është. E kam takuar motrën e Behajdinit, gruan, djalin dhe vëllain. Pas luftës kanë ardhur të më pyesin dhe çfarë kam pasur unë, ua kam treguar. Mund të them se Behajdini ka qenë shoku ynë, por për atë se çfarë ka ndodhur, unë di vetëm nga komunikata që është publikuar, ku thuhej se ishte në përballje me ushtarët serbë, ishte vrarë dhe kishte rënë dëshmor”, deklaroi.
Gucati për grupin punues për ish-krerët e UÇK-së:…
Kurti e Syla vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
E konfirmon Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Avokati Asdren Bytyqi: Astrit Dehari mund të jetë…
