Lajmet e Fundit

Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Vdes 33-vjeçari që kishte rënë nga ballkoni i banesës së tij në Pejë

​    

​

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre. Të tilla raste janë shumë të shpeshta dhe ndodhin shpesh edhe në parkingje publike, raporton Gazeta PrishtinaPost.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Rudicë të Klinës, ku hajnat kanë arritur që të vjedhin një automjet nga oborri i një shtëpie dhe janë larguar pa lënë ndonjë gjurmë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin në Polici e ka denoncuar pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar se e ka parkuar veturën e tij në oborr, por që nuk e ka gjetur aty në mëngjes.

Sipas informacioneve të para, pronari i i kishte lënë çelësat brenda veturës, bashkë me gjësende tjera – përfshirë dokumentet.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti si “Vjedhje e rëndë”./PrishtinaPost 

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *