Politikë

Tri kërkesat e PDK-së pas rastit të Arlinda Zekaj, Musliu i thotë në detaje

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ajo deklaroi se vrasja e Arlindës nuk është vetëm tragjedi familjare, por dëshmia më e dhimbshme e dështimit të sistemi tonë.

“Vrasja e Arlindës nuk është thjesht një tragjedi familjare. Ajo është dëshmia më e dhunshme e dështimit të sistemit tonë”, deklaroi ajo.Musliu bëri të ditur se të martën kishte kërkuar që drejtori i Policisë të ftohej për raportim në Komisionin për Siguri lidhur me rastin, por, sipas saj, anëtarët e Vetëvendosjes kishin votuar kundër.

“Nëse nuk kërkojmë llogari kur një grua humb jetën, atëherë kur duhet ta kërkojmë?”, pyeti ajo, duke theksuar se raportimi shërben për transparencë dhe përgjegjësi, pa paragjykuar fajësinë e askujt.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në emër të PDK-së, Musliu kërkoi rishikimin urgjent të rasteve me rrezik të lartë dhe koordinimin e menjëhershëm ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe shërbimeve sociale për identifikimin dhe mbrojtjen e grave të rrezikuara.

“Urdhri i mbrojtjes duhet të jetë siguri në praktikë, jo thjesht një dokument i vdekur në letër”, theksoi ajo.Kërkesa tjetër e PDK-së, sipas Musliut, është specializimi dhe forcimi i llogaridhënies institucionale.Ajo kërkoi krijimin e skuadrave të specializuara brenda Policisë për vlerësimin e rrezikut në rastet e dhunës në familje, si dhe shkarkim të menjëhershëm e ndjekje penale për çdo zyrtar shtetëror që neglizhon sinjalet e dhunës, përfshirë policët, prokurorët, gjyqtarët dhe punëtorët socialë.“Neglizhenca përballë dhunës nuk është gabim procedure, është bashkëfajësi në krim”, u shpreh Musliu.Në kuadër të kërkesës për reformë ligjore dhe buxhetore, deputetja kërkoi rishikimin e dënimeve për vrasjet me motive të ulëta gjinore dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për strehimoret.

“Një grua që largohet nga dhuna nuk duhet të detyrohet të zgjedhë ndërmjet sigurisë dhe mbijetesës ekonomike”, deklaroi ajo.Musliu theksoi se këto kërkesa përbëjnë detyrime kushtetuese ndaj qytetarëve. Ajo njoftoi se PDK-ja do ta përsërisë kërkesën për raportim të drejtorit të Policisë dhe do të insistojë që çështja të ndiqet institucionalisht, me afate dhe rezultate të verifikueshme.Deputetja kërkoi gjithashtu luftimin e paragjykimeve që relativizojnë dhunën dhe të mentaliteteve që ushqejnë ndjenjën e pronësisë mbi gruan, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët të burrave dhe grave kundër dhunës.“Ndryshimi i vërtetë nuk matet me numrin e fjalimeve patetike që mbajmë në këtë foltore, as me inate partiake, por me jetët që arrijmë të mbrojmë në terren. Fjalët nuk shpëtojnë jetë, veprimet po”, përfundoi Musliu.

30 vite burgim për Aziz Gashin i cili…

Neglizhenca e Muçollit dhe të tjerëve e çoi…

Tahiri kritikon ashpër VV-në për lidhjen e vrasjes…

Reshitaj: Çfarë sigurie mund të ndiejë një grua…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *