Politikë

Protesta para Qeverisë për Arlindën, kërkohet dorëheqja e Gërvallës e Sveçlës – ministrat nuk pranojnë përgjegjësi politike

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nisi në orën 08:45, pak para konferencës së përbashkët për media të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët prezantuan raportet për trajtimin institucional të rastit të Arlindës, transmeton lajmi.net.

Protestueset kërkuan dorëheqjen e dy ministrave, duke insistuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te zyrtarët policorë dhe prokurorët që janë suspenduar, por duhet të përfshijë edhe përgjegjësinë politike.

Aktivistja Liridona Sijarina, në emër të protestuesve, kishte paralajmëruar se do të kërkonin që ministrat të dilnin para tyre dhe të jepnin përgjigje konkrete.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Na do jemi aty, edhe i kërkojmë me dalë me na tregu vendimet jashtë. Nëse ata nuk dalin jashtë, ne do hyjmë brenda”, ishte shprehur ajo në paralajmërimin për protestën.

Sijarina kishte theksuar gjithashtu se protestueset nuk do të tërhiqeshin pa marrë përgjigje përfundimtare dhe pa u adresuar kërkesat e tyre.

Protestuesit u larguan nga oborri i qeverisë dhe vazhduan për në Pejë, ku do të zhvillohet protesta e radhës.

Çfarë thanë Gërvalla dhe Sveçla në konferencë?

Në konferencën e mbajtur brenda objektit të Qeverisë, ministrja Donika Gërvalla tha se raporti ka evidentuar mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale.

Ajo theksoi se Arlinda Zekaj nuk ishte vrarë pa paralajmërim, pasi institucionet kishin marrë sinjale paraprake për rrezikun që i kanosej.

“Raporti është pjesërisht i plotë. Dokumentacioni i shqyrtuar vë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda nuk u vra pa paralajmërim”, deklaroi Gërvalla.

E pyetur për mundësinë e dorëheqjes, ministrja tha se nuk është koha për një veprim të tillë. Ajo gjithashtu tentoi të sqaronte deklaratën e saj të mëhershme në Kuvend, kur kishte thënë se Arlinda fatkeqësisht nuk i ishte drejtuar Qeverisë për ndihmë.

Ndërkaq, ministri Xhelal Sveçla nuk e konsideroi se Qeveria ka dështuar në këtë rast.

Kur u pyet nëse Qeveria kishte dështuar, ai kërkoi nga gazetari të sqaronte se për cilën përgjegjësi të drejtpërdrejtë të ekzekutivit po fliste.

“Nëse prisni që i gjithë sistemi nuk do të ketë vështirësi në qeverisje, atëherë keni iluzione, më vjen keq”, tha Sveçla.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk mendon se dorëheqja e tij dhe e Gërvallës do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve”, deklaroi Sveçla.

Protestueset kërkojnë më shumë se suspendime

Kërkesat e protestuesve nuk kufizohen vetëm te largimi i dy ministrave. Ato kërkojnë edhe shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të tjerë që, sipas tyre, kanë neglizhuar rastin e Arlindës.

Në protestat e ditëve paraprake, Liridona Sijarina kishte përcjellë mesazhe të ashpra ndaj institucioneve.

“Nëse Arlinda ka qenë dëshmore, siç ka thënë Kurti, atëherë ne jemi ushtare që kemi me ia pru fundin kësaj qeverie. Nuk kemi me lënë kurrë pa lëvizë derisa ky shtet me ia nis me marrë seriozisht jetën e grave e me ia nis me i trajtu si njerëz”, kishte deklaruar ajo.

Ndërkaq, një tjetër mesazh që është përcjellë vazhdimisht gjatë protestave ishte: “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”.

Protestat u intensifikuan pas publikimit të gjetjeve preliminare për trajtimin e rastit, ku u evidentuan shkelje në zbatimin e urdhrave mbrojtës dhe në reagimin e zinxhirit komandues të Policisë.

Ndërkohë, Inspektorati Policor rekomandoi suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, ndërsa Këshilli Prokurorial suspendoi kryeprokuroren e Pejës dhe prokuroren e rastit.

Pavarësisht këtyre masave, organizatorët insistojnë se përgjegjësia politike duhet të adresohet dhe se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Familjarët e Arlinda Zekajt në ballë të protestës…

Përparim Rama ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale

“Po kërcënohej me vdekje, por prokurorja urdhëroi që…

KPK-ja jep arsyetimin për suspendimin e Lumturije Vuçetajt:…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *