E enjte, 29 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Llalloshi për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe grave të tjera, kritikon QPS-të: Duhet reformim rrënjësor i tyre ✦ Presidentja takohet me Prattipatin, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve ✦ Ramadani – Maqedoncit: Keni thanë se prodhimi në fabrikën e municionit në Gjakovë fillon në fund të 2026, atje është ledinë ✦ Debat për autostradën e Gjilanit në Kuvend: Basha thotë se punimet kanë arritur në 82.7%, Bajrami kërkon datën e saktë të përfundimit ✦ Punëtorët e RTK-së nuk përfitojnë nga paga e 13-të: Nuk janë në listën e Thesarit ✦ ​Paga e 13-të për RTK-në përplas Musliun me Muratin, Shoshi kërkon përgjigje nga Konjufca për KiE ✦ Kryeprokurori i Shtetit pritet të rekomandojë suspendimin e kryeprokurores së Pejës Vuçetaj dhe koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Gacaferrit ✦ Protestuesit kërkuan shkarkimin e Gërvallës e Sveçlës, Abrashi i VV-së: E mbështesim protestën
Lajmet e Fundit

Protestuesit kërkuan shkarkimin e Gërvallës e Sveçlës, Abrashi i VV-së: E mbështesim protestën

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe dështimin e institucioneve për ta mbrojtur atë, duke kërkuar nisjen e menjëhershme të procedurave ndaj zyrtarëve që kanë kryer shkelje në këtë rast.

“Kjo është mizori e jo drejtësi”, ka deklaruar Abrashi në Kuvend, duke iu referuar rastit të Zekajt, e cila u vra pak ditë pasi u kishte dërguar letër institucioneve të sigurisë për t’i pararaportimëruar për rrezikun ndaj saj.

Abrashi deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje i mbështet protestat dhe e cilësoi revoltën qytetare si të drejtë dhe të domosdoshme, duke bërë thirrje që të mos ketë heshtje përballë kësaj gjendjeje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Asnjë minutë më shumë. E mbështesim protestën. Revolta qytetare e atyre që protestojnë aktivisht dhe në heshtje është e drejtë, e domosdoshme dhe udhërrëfyese. Të mos heshtim. Të mos dorëzohemi. Të luftojmë deri të ndryshojë kjo gjendje”, ka thënë ai në Kuvend.

Një ditë më parë, në Prishtinë u mbajt protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit kërkuan shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *