E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Granit Xhaka pranë rikthimit te Chelsea, marrëveshja me lojtarin mësohet e arritur

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të rikthehet në një nga klubet më të mëdha të Ligës Premier, pasi raportimet e fundit bëjnë të ditur se Chelsea ka arritur marrëveshje personale me futbollistin.

bazuar në gazetarit gjerman Florian Plettenberg, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale, ndërsa tani mbetet që Chelsea dhe Sunderland të dakordohen për shumën e transferimit.

Interesimi i klubit londinez lidhet edhe me ardhjen e Xabi Alonsos në stolin e Chelseat, i cili pritet ta marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës më 1 korrik. Alonso e njeh mirë Xhakën nga bashkëpunimi i tyre te Bayer Leverkusen, ku fituan Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Xhaka iu bashkua Sunderlandit në verën e vitit 2025 dhe zhvilloi një sezon të suksesshëm në Ligën Premier, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës që siguroi kualifikimin në Ligën e Evropës.

33-vjeçari ka kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028, por raportimet sugjerojnë se Chelsea synon ta transferojë gjatë afatit kalimtar veror, nëse klubet arrijnë marrëveshje për dëmshpërblimin.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *