E diel, 1 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

ShBA: Vdes një person pasi u godit nga aeroplani në pistë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një person ka vdekur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar i Denverit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është goditur nga në aeroplan i cili po përpiqej të ngrihet në ajër.

bazuar në BBC, incidenti ndodhi gjatë lëvizjes së aeroplanit në pistë, ndërsa pas përplasjes u raportua edhe një zjarr i shkurtër në njërin nga motorët e avionit.

Flakët u neutralizuan shpejt nga ekipet e Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit, ndërsa nga pamjet nga vendi i incidents tregonin tym brenda kabinës së aeroplanit, kurse të gjithë 224 personat që ndodheshin në bord u evakuuan menjëherë për arsye sigurie.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Autoritetet kanë bërë të ditur se personi i vrarë nuk besohet të ketë qenë punonjës i aeroportit, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë publik.

Si pasojë e incidentit, 12 pasagjerë raportuan lëndime të lehta gjatë evakuimit dhe situatës së krijuar në bord, pesë prej tyre janë dërguar për trajtim në spitalet pranë aeroportit.

Pista ku ndodhi ngjarja vazhdon të mbetet e mbyllur, ndërsa hetimet janë marrë nga Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *