E hënë, 14 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Belgjikë, dënime deri në gjashtë vjet burg

Një organizatë kriminale shqiptare e përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit është dënuar nga drejtësia belge, pas një hetimi disamujor që zbuloi aktivitetin e saj në rajonin e Antwerpit.

Hetimi nisi në shkurt të vitit 2024, kur policia ndaloi një automjet me targa rumune dhe zbuloi mbi 2.2 kilogramë kokainë të fshehur në një furrë me mikrovalë të modifikuar. Ky zbulim çoi në një operacion më të gjerë, gjatë të cilit autoritetet monitoruan disa lokacione dhe identifikuan tetë persona të dyshuar.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi dy laboratorë të përpunimit të kokainës në Antwerp dhe Linter, ku droga pastrohej, përpunohej dhe përgatitej për shpërndarje. Në këto ambiente u sekuestruan mbi 1,400 litra substanca kimike, 10 kilogramë kokainë dhe 23 kilogramë kanabis.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

bazuar në provave të mbledhura, organizata kishte trafikuar rreth 191 kilogramë kanabis dhe afërsisht shtatë tonë kokainë, me një qarkullim financiar të vlerësuar në rreth 147 milionë euro.

Gjykata belge dënoi anëtarët e grupit me burgim nga 40 muaj deri në gjashtë vjet, ndërsa urdhëroi edhe konfiskimin e mbi 3.1 milionë eurove që konsiderohen të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Dënimin më të rëndë e mori një 35-vjeçar shqiptar, të cilin gjykata e cilësoi si një nga drejtuesit e organizatës. Ai u dënua me gjashtë vjet burg dhe një gjobë prej 48 mijë eurosh. Një tjetër anëtar i grupit u dënua me pesë vjet burg dhe 40 mijë euro gjobë për rolin e tij në sigurimin e pronave të përdorura nga organizata.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *