Eronita, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, ka sjellë në jetë djalin e tyre pak ditë më parë. Pas kthimit në shtëpi, të cilin ajo e ka përshkruar si ‘kthimin më të ëmbël’, Eronita ka zgjedhur të ndajë me publikun pamje nga vetja.
Nëpërmjet një InstaStory të publikuar sot, ajo shihet duke pozuar para pasqyrës. Nga pamjet e shpërndara, duket se Eronita po e rimerr veten mjaft shpejt pas lindjes, duke treguar një formë të mirë.


