Finalistja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binaj, ka ndarë me publikun një moment të veçantë dhe emocionues përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet krah për krah me babain e saj, duke e shoqëruar atë me një mbishkrim prekës.
“Shtylla e shtëpisë”, ka shkruar Elijona, duke nënvizuar rëndësinë dhe mbështetjen që babai i saj përfaqëson në jetën e saj.
Kjo paraqitje vjen si pasojë e lidhjes së ngushtë dhe të fortë që finalistja gjithmonë ka deklaruar se ka me babain e saj, duke treguar publikisht dashurinë dhe respektin për të.


