Aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka ngritur shumë pikëpyetje mes ndjekësve të tij me postimin e fundit.
Në një fotografi ku shfaqet duke u lutur para një kryqi, vëmendjen kryesore e ka marrë një unazë e veçantë në gishtin e tij. Postimi, i shoqëruar me këngën “Happiest Year” të Jaymes Young, përmban një varg të përkthyer si “Faleminderit për vitin më të lumtur të jetës sime”, teksa aktori ka zgjedhur të shtojë thjesht “Faleminderit Zot”.
Ky detaj ka nxitur menjëherë spekulime për një fejesë apo martesë të mundshme me partneren e tij, Ejona. Bes Kallaku ka qenë gjithmonë i hapur për ndjenjat e tij ndaj Ejonës, duke e shprehur dashurinë në forma të ndryshme. Muaj më parë, ai bëri tatuazh emrin e saj me datën 25.12.2025 dhe një dedikim të veçantë.
Gjatë një koncerti, ai e ka quajtur Ejonën personin që ia ka rikthyer buzëqeshjen dhe i ka shprehur publikisht dashurinë: “Ejona, të dua!”. Megjithatë, pavarësisht disa fotove të publikuara pranë saj, identiteti i plotë i Ejonës mbetet ende mister për publikun, pasi çifti preferon ta ruajë këtë pjesë të jetës së tyre private.
Me unazën në gisht, mesazhin emocionues dhe zgjedhjen e këngës, pyetja kryesore mbetet: A ka vendosur Bes Kallaku të hedhë hapin më të rëndësishëm në lidhjen me Ejonën? Përgjigja zyrtare nga vetë aktori ende mungon.


