E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Kaos në Emergjencën e QKUK-së: I dehuri sulmon Policinë dhe kafshon njërin zyrtar në dorë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30.

bazuar në informatave, V. M (32-vjeçar) ishte dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor pasi paraprakisht kishte pësuar aksident trafiku në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë trajtimit në QKUK, ai dyshohet se ndodhej nën ndikim të alkoolit dhe kishte nisur të shfaqte sjellje agresive ndaj stafit mjekësor.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Fillimisht kanë ndërhyrë autoritetet policorë që ishin në punë sekondare në QKUK, të cilët kanë tentuar ta qetësojnë situatën, por i dyshuari ka vazhduar me sjellje agresive edhe ndaj tyre.

Për shkak të eskalimit të situatës, është kërkuar asistencë shtesë nga Policia.

Gjatë intervenimit për shoqërimin e tij në Stacion Policor, i dyshuari ka kundërshtuar urdhrat policorë dhe ka shfaqur rezistencë aktive.

Edhe polici tjetër ka pësuar lëndime në duar gjatë intervenimit.

Të dy autoritetet policorë kanë marrë trajtim mjekësor.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor dhe më pas, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Rasti po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *