E diel, 13 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

E dërguan në QKUK pas konfliktit familjar – gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikologjike të vazhdueshme

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Prishtinë, ku një grua ka deklaruar para Policisë se për një kohë të gjatë ka qenë subjekt i dhunës psikologjike dhe ofendimeve nga bashkëshorti i saj.

Viktima, P.Sh, pas një konflikti familjar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Gjatë intervistimit në cilësinë e viktimës dhe në praninë e mbrojtësit të viktimave, ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj, A. Sh., ushtron vazhdimisht presion psikologjik ndaj saj dhe e ofendon në mënyrë të përsëritur.

Lidhur me pretendimet e ngritura është intervistuar edhe i dyshuari, ndërsa pas përfundimit të procedurave policore, viktima është shoqëruar nga autoritetet policorë deri te familja e saj në Ferizaj.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Me udhëzim të Prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personi i përmendur në këtë raportim konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *