Ekonomi

 ​ARC del me rekomandim: Zyrat e gjendjes civile, Tërstenik, Arllat, Abri e Epërme dhe Dobroshec të mbyllen, kjo është arsyeja 

    

Bazuar në rekomandimin e Agjencionit të Regjistrimit Civile nga Ministria e Punëve të Brendshme, i cili i është dërguar të gjithë drejtorëve të Administratës Komunale dhe Udhëheqësve të Gjendjes Civile, kanë kërkuar që zyrat e Gjendjes Civile nëpër fshatra ( zyrat e vendit) të kthehen në Komunë, për arsye se këto zyre nuk i përmbushin disa kritere bazë ose elemente të funksionimit, ku mund të rrezikohet siguria e të dhënave brenda Regjistrit Qendror.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Gjatë një vizite që i është bërë Zyrave të Gjendjes Civile në Drenas nga Agjencia e Regjistrimit Civil, kanë sugjeruar që zyrat e Gjendjes Civile që janë në terren të kthehen në Komunë për shkak të sigurisë (të dokumentacionit dhe të dhënave të qytetarëve), si dhe zvogëlimin e barrës administrative.

Njëherit me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ, për Dokumentet e Gjendjes Civile janë krijuar mundësi të reja, të lehtësimit të procedurës dhe mënyrës së pajisjes me dokumente të Gjendjes Civile.

Prandaj, Shërbimi i Gjendjes Civile në Drenas, i njofton organet e cekura me lartë dhe të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, se katër zyrat në terren do të mbyllën me përjashtim të ZGJC Komoran, e cila është zyre e madhe në kuadër të cilës janë 10 fshatra, ku qytetarët marrin shërbim.

Tri zyre të gjendjes civile, ZGJC-Tërstenik, Abri e Epërme, dhe Dobroshec, transferohen në ZGJC-Drenas, ndërsa Zyra e Gjendjes Civile Arllat transferohet në objektin e ZGJC-së në Komoran.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftoj se nga data 01.10.2024, dite e marte, të gjithë qytetarët e tri zyrave të cekura me lartë, shërbimet i marrin në Komunë, kurse qytetaret e Zyrës së Arllatit të gjitha shërbimet do t’i marrin në Komoran.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *