Showbiz

Dua Lipa ka një ‘binjake’ të pagabueshme? Modelja argjentinase ngjall habi në rrjetet sociale

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një modele argjentinase, e quajtur Carolina, po bën xhiron e internetit falë ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me këngëtaren e njohur shqiptare, Dua Lipa. Videot ku ajo shfaqet, duke performuar këngë të Dua Lipës si hiti i fundit “Training Season”, po marrin mijëra shikime dhe po nxisin diskutime globale.

Tiparet e fytyrës, ngjyra e flokëve dhe sidomos profili i saj i kanë bërë mijëra përdorues në rrjetet sociale të shprehin befasinë e tyre. Shumë komentues e kanë cilësuar Carolinën si “motra binjake” e Dua Lipës, ndërsa disa të tjerë pranojnë se në pamje të parë e kanë ngatërruar atë me vetë këngëtaren.

Ngjashmëria ka qenë aq e theksuar saqë disa kanë ngritur dyshime për mundësinë e manipulimit digjital apo përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Megjithatë, Carolina duket se po e shfrytëzon këtë vëmendje të papritur për të rritur popullaritetin e saj, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të ndjekësve në platformat dixhitale.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *