Showbiz

“Baxhellë”/ Kiara Tito revoltohet me ndjekësit si asnjëherë më parë: Publikon identitetin e tyre dhe reagon kështu (FOTO)

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur të mos heshtë më përballë komenteve fyese dhe gjuhës së urrejtjes që merr në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka bërë një veprim të papritur, duke ekspozuar publikisht një nga ndjekëset e saj që i dërgonte mesazhe ofenduese në privat.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kiara ka ndarë bisedat ku ndjekësja e ofendonte në përgjigje të videove të ndryshme.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në një rast, pasi moderatorja kishte shpërndarë një thirrje për ndihmë për një person në nevojë, komentuesja e ka sulmuar duke i thënë se i ka hyrë vetja në qejf.

Ndërsa në një tjetër postim ku Kiara tregonte se kishte marrë ndihmë për pastrimin e shtëpisë, e njëjta ndjekëse e ka ofenduar me fjalë banale, duke e quajtur baxhellë dhe duke e akuzuar se thjesht përton.

E lodhur nga ky negativitet i pajustifikuar, Kiara ka publikuar jo vetëm mesazhet, por edhe emrin e llogarisë dhe foton e kësaj zonje, duke i bashkangjitur një mesazh të qartë për fenomenin e bullizmit kibernetik.

“Sa bukur flet zonja e nderuar, pasi futet për të sharë njerëz që as nuk i njeh. Dhe pastaj kujtojmë pse është bërë kaq toksik rrjeti…“, ka shkruar Kiara krahas pamjeve të publikuara.

Ky veprim i moderatores tregon një revoltë të hapur kundër fenomenit shqetësues të gjuhës toksike në rrjet, duke treguar se personazhet publikë shpesh përballen me sulme të rënda pa asnjë shkak nga njerëz tërësisht të panjohur.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *