Erkand Shabani, drejtori i kompanisë “Onima”, është ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Ngacmim”. Sipas informacioneve nga burime të IndeksOnline, arsyeja kryesore e arrestimit të tij lidhet me dyshimin se ka kërcënuar një inspektor.
Ky arrestim vjen në një periudhë disa muajshe pas dorëzimit të një kallëzimi penal nga ana e këngëtarit Gjesti. Kallëzimi, i bërë në konsultim me avokatët e tij, ishte drejtuar kundër kompanisë “Onima”, stafit të saj dhe bashkëpunëtorëve.
Më herët, këngëtari Gjesti kishte deklaruar për mediat se kërkesa e tij specifikisht lidhej me sigurimin e lirisë së tij dhe kthimin e mjeteve financiare që ai pretendonte se i takonin. “Kemi bërë kallëzim penal ndaj Onima. Nuk po lypi kurgjo ma shumë e as ma pak, veç me qenë i lirë dhe parët e mia”, kishte thënë ai në një prononcim publik.


