Aeroplani që sonte ishte nisur nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd drejt Moskës është kthyer në kryeqytetin serb.
Sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, në të dyshohet se ndodheshin kryetari i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, drejtori i kompanisë shtetërore “Srbijagas”, Dushan Bajatoviq, dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popoviq.
Sipas të dhënave të platformës FlightRadar24, aeroplani është kthyer dhe është ulur në Beograd pak para orës 22:00.
Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit Airbus A320, me numër fluturimi JU134, i cili ishte nisur nga aeroporti i Beogradit në orën 18:25.
Në orën 18:48, ai arriti në jug të Lituanisë, ku, sipas të dhënave të platformave për përcjelljen e fluturimeve, ndryshoi drejtimin dhe u nis për t’u kthyer në Beograd.
Sipas informacioneve të Nova.rs, aeroplani kishte arritur deri në jug të Lituanisë, kur ishte dhënë urdhri për kthimin e tij në Beograd, me arsyetimin se bëhej fjalë për çështje sigurie.
Burime të këtij mediumi pretendojnë se urdhrin e kishte dhënë drejtori i sigurisë korporative të aeroportit. Në aeroplan, sipas të njëjtave burime, ndodheshin tre zyrtarët serbë.
Më herët gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike, Srgjan Milivojeviq, kishte shkruar në rrjetin social X: “Kush është ai që sonte po ikën drejt Moskës me fluturimin e orës 18:30?”.
Vreme pretendon se në aeroportin e Beogradit Vulin po pritet nga një prokuror.
Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu
Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së
Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia…
Pas rastit të Arlinda Zekajt, një tjetër grua…
