Showbiz

Tensionet kulmojnë në “Opinion”: Lala dhe Rexhaj në shkëmbim të ashpër akuzash mbi lidhje me agjentë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një debat i ndezur ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në emisionin televiziv “Opinion”, ku analisti Albatros Rexhaj dhe gazetarja Klodiana Lala kanë shkëmbyer akuza të forta, duke ngritur tensionin në studio në nivele të papara.

Përplasja ka marrë një kthesë dramatike pasi Lala ka hedhur poshtë fuqishëm akuzat e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila pretendonte se gazetarja kishte lidhje me agjentë serbë. Ky pohim ka ndezur reagimin e Rexhajt, i cili ka vënë në dyshim besueshmërinë e Lalës dhe ka kërkuar sqarime të menjëhershme mbi pozicionin e saj.

Mes shkëmbimit të replikave të forta, Lala i është drejtuar Rexhajt me tone të ashpra, duke i thënë: “Atë agjenten tëndë mbaje aty se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem kur flas unë mos guxo të ndërhysh.” Ndërsa Rexhaj iu kundërpërgjigj: “Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës. Ejj jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh.” Ai gjithashtu ka komentuar, duke iu drejtuar Fevziut: “Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua smë rreh dot askush, ti e mormalizove.”

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Moderatori Blendi Fevziu, i pranishëm në studio, është përpjekur të qetësojë situatën, duke u kërkuar palëve të ruajnë etikën profesionale. Në një moment, Fevziu i ka thënë Rexhajt: “Po më the ‘or ti’ del përjashta. Çohu dhe dil jashtë.” Rexhaj ka vijuar me replikën: “Ti e normalizove o shok.” Lala, duke mos u ndalur, i ka thënë Rexhajt: “Mos më beso nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.” Rexhaj ka përfunduar duke thënë: “Të dyja mund të jenë të vërteta, ajo kriminele dhe ti agjente.”

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *