Showbiz

Dorëheqjet e Prokurorëve Serbë: Presidentja Haxhiu De­kreton Lirimin nga Detyra, Institucionet Funksionojnë Pa Pengesa

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të disa prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës nga komuniteti serb në Prokurorinë e Mitrovicës. Pas këtij vendimi, KPK-ja ia ka dërguar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e prokurorëve për t’u liruar nga detyra.

Në një njoftim të sotëm, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë. Ky veprim zyrtarizon fundin e një procesi të gjatë dhe zbatimin e vendimit të institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

“Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, kam nënshkruar dekretet për lirimin e tyre nga detyra,” ka shkruar Haxhiu në postimin e saj.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo ka theksuar se shteti funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit, duke shtuar se askush nuk mund të pengojë funksionimin e institucioneve ose të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara. “Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj,” ka përfunduar ajo.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *