Showbiz

Dhëndri shqiptar firmos me Barcelonën, Loredana ndan foton

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Barcelona ka përmbyllur me sukses transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund.

Klubi katalanas raportohet se ka paguar një shifër prej 29 milionë eurosh (përfshirë edhe bonuset e mundshme) për shërbimet e gjermanit.

Përmes një deklarate zyrtare dhe një postimi në rrjetet sociale, kampionët e Spanjës konfirmuan se 24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë te Barcelona deri më 30 qershor 2031.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Adeyemi bëhet përforcimi i dytë i madh i Barcelonës gjatë kësaj merkatoje verore, pas zyrtarizimit të anësorit të Anglisë, Anthony Gordon, nga Newcastle United.

I njohur për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme dhe fleksibilitetin në fushë, Adeyemi mund të luajë si sulmues. Ardhja e tij pritet të forcojë repartin e avancuar pas largimit të veteranit Robert Lewandowski.

Karim Adeyemi u transferua te Borussia Dortmund nga Red Bull Salzburgu në vitin 2022, ku arriti të shënonte 36 gola në 146 paraqitje në të gjitha kompeticionet e tij.

Në momentin e prezantimit zyrtar, Adeyemi nuk ishte i vetëm. Pranë tij ishte edhe partnerja e tij, Loredana e cila e shoqëroi gjatë këtij hapi të rëndësishëm në karrierë, duke pozuar krah tij, vajzës së saj Hanës në ambientet e klubit katalanas.

Të shkoftë me të mbara transferimi i ri Karim!

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *