Politikë

Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimet politike dhe procesin në Hagë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sipas njoftimit të PDK-së, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat institucionale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Çitaku ka vlerësuar përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve, duke theksuar se vëmendja tashmë duhet të përqendrohet në adresimin e problemeve të qytetarëve dhe avancimin e prioriteteve shtetërore.

Ajo ka thënë se Kosova përballet me sfida të rëndësishme, të cilat kërkojnë përgjegjësi dhe angazhim të plotë institucional.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në takim është diskutuar edhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Me këtë rast, Çitaku ka theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve të drejtësisë, garantimit të së drejtës për gjykim të drejtë dhe marrjes së vendimeve mbi bazën e fakteve dhe provave, pa ndikime politike.

Një tjetër temë e diskutimit ishte partneriteti i Kosovës me aleatët ndërkombëtarë dhe rruga drejt integrimit euroatlantik.

Sipas njoftimit, në takim është riafirmuar përkushtimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet…

Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit në…

Naftëtarët kundërshtojnë rikthimin e çmimit tavan, Istogu: Nafta…

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *