Një lëvizje e papritur në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke ngjallur pyetje të shumta rreth marrëdhënies mes dy artistëve të njohur shqiptarë.
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, dy emra të njohur në skenën muzikore, nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që ka shkaktuar spekulime të shumta për raportin e tyre.
Sipas burimeve të besueshme, Dafina ka qenë e para që ka ndërmarrë këtë hap, duke lënë pas një histori të gjatë bashkëpunimesh dhe miqësie me Yllin. Tani, asnjëri prej tyre nuk figuron në listën e ndjekësve të tjetrit.
Kjo situatë ka ardhur si një befasi për fansat, duke pasur parasysh marrëdhënien e ngushtë që dy artistët kanë pasur për vite me radhë, si dhe sukseset e tyre të përbashkëta në muzikë.
Dyshja ka bashkëpunuar në tri projekte muzikore, duke filluar me këngën “Mos shko”, e cila u pasua nga hitet “Kaje” dhe “Jom ka du me t’pa”, të publikuar në maj të vitit 2024.
Megjithatë, arsyet që qëndrojnë pas këtij veprimi nuk janë bërë të ditura. As Dafina dhe as Ylli nuk kanë ofruar ndonjë sqarim publik deri më tani, duke lënë fansat në errësirë.
A është kjo një shenjë e ftohjes së marrëdhënieve mes dy artistëve, apo thjesht një lëvizje strategjike në rrjetet sociale? Kjo mbetet për t’u zbuluar në ditët në vazhdim.

