Politikë

Kurti pranon raportin vjetor të IKKL: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjatë takimit, Kurti ka vlerësuar punën e institutit në dokumentimin dhe verifikimin e krimeve të luftës, duke theksuar se rezultatet e deritanishme janë arritur falë bashkëpunimit me institucione, organizata dhe qytetarë brenda e jashtë Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, në fund të korrikut është publikuar lista preliminare me 13 mijë e 195 viktima të vrara gjatë luftës në Kosovë, për periudhën 1998–2000.

Ai ka bërë të ditur se databaza vazhdon të përditësohet çdo ditë dhe se rezultatet e reja do të bëhen publike në janar të vitit të ardhshëm.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kurti ka përmendur edhe aktivitetet e tjera të institutit, përfshirë botimin e vëllimit të parë shkencor nga shtëpia botuese ndërkombëtare “Routledge”, i cili përmban 12 punime shkencore, organizimin e konferencës së dytë ndërkombëtare shkencore dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucione partnere jashtë vendit.

Kreu i Qeverisë ka veçuar edhe punën për mbledhjen e dëshmive nga të mbijetuarit e masakrave gjatë luftës.

“Pastaj kemi pasur edhe mbledhjen e dëshmive dhe intervistimit të të mbijetuarve me mbi 127 intervista të realizuara nga rreth 1,000 sosh sa janë të planifikuara në kuadër të projektit ‘Kujtesa e Masakrave’”, ka theksuar Kurti.

Ai ka nënvizuar se materialet që po grumbullohen, digjitalizohen dhe verifikohen nga instituti po krijojnë një arkiv me rëndësi për dokumentimin e së kaluarës dhe për proceset e drejtësisë.

“Po krijohet një bazë e qëndrueshme dokumentare dhe shkencore për ruajtjen e të vërtetës historike, por njëkohësisht edhe një arkiv tejet i vlefshëm për sistemin e drejtësisë, në veçanti për Prokurorinë e Shtetit, në mënyrë që të zbardhet e vërteta, të kërkohet përgjegjësia dhe të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve ndaj shqiptarëve që janë bërë në kuadër të forcave të ndryshme të Serbisë të udhëhequra nga regjimi i Millosheviqit, të gjykohen e të dënohen në Republikën tonë”, ka deklaruar Kurti.

Hetemi: Qytetarët po kontribuojnë me informacione të reja

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, ka vlerësuar mbështetjen institucionale për dokumentimin e krimeve të luftës, duke e cilësuar atë si dëshmi të pjekurisë politike dhe institucionale.

Ai ka thënë se instituti tashmë është shndërruar në një qendër të rëndësishme për grumbullimin dhe ruajtjen e dokumenteve që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës.

“Instituti është shndërruar në një qendër në të cilën të gjithë ata burime që posedojnë materiale që dokumentojnë krimet e luftës i dorëzojnë këto materiale, dhe në të njëjtën kohë të gjitha ato palë që kanë nevojë për materiale që dokumentojnë krimet e luftës furnizohen pikërisht nga instituti për qëllime të punimeve të tyre shkencore, kulturore apo edhe për çështje të drejtësisë”, ka thënë Hetemi.

Sipas tij, qytetarët nga Kosova dhe diaspora po vazhdojnë të kontribuojnë me informacione të reja për viktimat e luftës, të cilat i ndihmojnë procesit të verifikimit dhe plotësimit të databazës.

Përditësimi i radhës i të dhënave për viktimat e luftës pritet të publikohet në fund të janarit 2027.

​Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në…

Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti…

Prokuroria nis hetimet për hyrjen e paautorizuar nga…

Aktakuzë për fajde dhe detyrim në Prizren, detaje nga Prokuroria

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *