Showbiz

Besa Tafari flet për marrëdhënien me Dafina Zeqirin, reagimi i motrës ngre pikëpyetje

Këngëtarja Besa Tafari, pas rikthimit të saj në skenën muzikore, ka dhënë një intervistë të sinqertë për ‘Prive By Liberta Spahiu’, ku foli për marrëdhënien e saj disadekadëshe me motrën, Dafina Zeqirin. Pavarësisht viteve të spekulimeve për një lidhje të ftohtë mes tyre, prania e Besës në dasmën e Dafinës u komentua si një shenjë pajtimi.

Në intervistë, Besa shprehu dashuri të thellë për motrën e saj, duke u shprehur se do të ishte e gatshme të dhuronte një veshkë nëse do t’i nevojitej Dafinës. Ajo theksoi se pavarësisht rrugëve të ndryshme që kanë ndjekur me familjet e tyre, respekti dhe dashuria mbeten.

Megjithatë, detaji që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte fakti se motrat nuk ndiqen në Instagram, duke lënë të kuptohet se tensionet mes tyre vazhdojnë. Menjëherë pas intervistës së Besës, Dafina publikoi një status në rrjetin social ‘Threads’, ku shkroi: “Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë, në fund do të fillojë të bëjë performancë në vend që të jetojë të vërtetën.”

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ky status i Dafinës u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj fjalëve të Besës, duke sugjeruar se ajo i konsideron deklaratat e motrës si një ‘shfaqje për publikun’ dhe jo si ndjenjë të vërtetë. Kjo ngre pikëpyetje mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve mes dy motrave të njohura të skenës shqiptare.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *