Lajmet e Fundit

Arne Slot ka përzgjedhur lojtarin i cili do të transferohet si zëvendësues i Salah

Liverpooli raportohet se ka identifikuar zëvendësuesin ideal për Mohamed Salah i cili pritet që të largohet nga klubi në fund të sezonit.

‘Të Kuqtë’ kanë shijuar një start të shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit të ri Arne Slot teksa momentalisht qëndrojnë në krye të Ligës Premier me gjashtë fitore nga shtatë ndeshje të luajtura.

Në Ligën e Kampionëve, Liverpooli gjithashtu ka treguar formë të mirë duke fituar dy ndeshjet që i kanë zhvilluar deri më tani ndaj Milanit dhe Bolognës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Me të ardhmen e Salah në ajër, Liverpooli tashmë ka identifikuar një zëvendësues të tij duke marrë aprovimin edhe nga trajneri.

Siç ka raportuar mediumi gjerman BILD, ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi është përzgjedhur si zëvendësuesi afatgjatë i Salahut

Është bërë me dije se Liverpooli është i gatshëm që të paguajë deri në 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit gjerman vitin e ardhshëm.

karim 1

Kujtojmë se Adeyemi është transferuar tek Dortmundi në vitin 2022 nga Red Bull Salzburgu.

Që prej atëherë, 22-vjeçari ka shënuar 19 gola në 74 paraqitje në të gjitha garat për Dortmundin teksa së fundmi realizoi het-trik në Ligën e Kampionëve ndaj Celticut./PrishtinaPost/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *