E martë, 7 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Aktakuzë ndaj dy ish-inspektorëve të ATK-së në Gjakovë për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me inicialet D.N. dhe E.Q., nën dyshimin për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

bazuar në aktakuzës, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë – inspektorë të ATK-së, dyshohet se në dy raste të ndara gjatë vitit 2022 në Gjakovë kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare.

Prokuroria njofton se në të dy rastet, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro, në këmbim të mosndërmarrjes së veprimeve zyrtare.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Me këto veprime, D.N. dhe E.Q. dyshohen se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen bazuar në ligjit. Po ashtu, është kërkuar edhe shqiptimi i dënimit plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *