Ekonomi

Kryeministri Kurti bashkëbisedon me talentet e reja në konferencën DokuTech

Kryeministri i Albin Kurti, vizitoi konferencën vjetore DokuTech, që po mbahet në hapësirat e TechPark, në Bernicë.

Këtë vit ajo po shënon edicionin e saj të 11-të, si një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Konferenca DokuTech mbledh liderë të mendimit, teknologë, inovatorë dhe ndërmarrës nga Kosova dhe jashtë vendit për të hulumtuar dhe diskutuar ndërthurjen e teknologjisë, kulturës dhe ndryshimeve sociale.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, kryeministri Kurti vizitoi aktivitetin DIY (Do It Yourself), ku pati rastin të takojë dhe bashkëbisedojë me nxënës dhe studentë të talentuar që prezantuan projektet e tyre inovative në teknologji moderne, si inteligjenca artificiale, robotika dhe realiteti virtual/augmentar.

Nga ky edicion, DokuTech është bërë pjesë e nismës OctoberTech, e cila përfshin edhe KOSICT dhe GrowthTank, duke e vendosur atë brenda një kuadri më të madh të ngjarjeve teknologjike të mbështetura dhe bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës. Kjo nismë synon të nxisë zhvillimin digjital dhe teknologjik të vendit, si dhe të mbështesë potencialin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit për rritje dhe eksport.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *