Lajmet e Fundit

Kosova prezantohet për herë të parë si shtet partner në forumin “Future Industry Minds” në Gjermani

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës po prezantohet për herë të parë si shtet partner zyrtar në forumin e biznesit “Future Industry Minds”, i cili po mbahet në Bensberg të Gjermanisë.

Sipas saj, pjesëmarrja e Kosovës në këtë organizim paraqet një angazhim të rëndësishëm në promovimin e mundësive investive dhe potencialit ekonomik të vendit.

Ministrja Kusari-Lila ka njoftuar se hapjen e forumit për bizneset nga Kosova dhe Gjermania do ta bëjë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në këtë forum po marrin pjesë kompani kosovare nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë teknologjinë, industrinë, ndërtimin, shërbimet dhe prodhimin. Kompanitë pjesëmarrëse janë ReachXCEL, Elektrostublla, Blendi Print, Hexaworld, Titan Sharrcem, Novus, Speeex, Arquail,
Accountric LLC, Starlabs dhe Reach TEQ.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Këto kompani përfaqësojnë fusha të rëndësishme si BPO dhe shërbimet ndaj klientëve, elektroteknologjia dhe elektronika, printimi dhe menaxhimi i zyrës, alumini dhe dritaret, çimentoja dhe materialet ndërtimore, softueri, teknologjia informative dhe siguria kibernetike, ndërtimi, si dhe
kontabiliteti dhe konsulenca financiare.

Gjatë dy ditëve të forumit, kompanitë kosovare do të kenë mundësinë të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me përfaqësues të industrisë gjermane nga sektorë të ndryshëm, me synim krijimin e partneriteteve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se partneritetet që mund të krijohen në kuadër të këtij forumi kanë potencial të sjellin rezultate konkrete për ekonominë e Kosovës dhe të dëshmojnë se Kosova është një partner ekonomik i besueshëm.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për zhvillimin e industrisë dhe dinamikat që ndikojnë në të. Paneli do të moderohet nga Prof. Dr. Dirk Hartel, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të Siemens AG, Flaconi GmbH dhe BMZ-së.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *