Lajmet e Fundit

Aktakuzë kundër një personi për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi për shkak të kryerjes së veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”, raporton Gazeta PrishtinaPost.

I akuzuari M.D. ngarkohet me këto vepra penale që lidhen me sulmet ndaj KFOR-it në maj të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.”

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të njëjtin ta shpallë fajtor dhe të t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal.

 

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *