Lajmet e Fundit

“Akt terrorist dhe sabotazh”, Josep Borrell e dënon me gjuhë të ashpër sulmin në kanalin e ujit në Veri

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
“Akt terrorist dhe sabotazh”, Josep Borrell e dënon me gjuhë të ashpër sulmin në kanalin e ujit në Veri

Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës, duke e quajtur sulm terrorist e sabotazh dhe tha se këtë e dënon në termat më të ashpër.

“Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”.

Në një komunikatë në faqen zyrtare, BE-ja tha se u ka ofruar mbështetje autoriteteve të Kosovës dhe vazhdon të koordinojë hapat e ardhshëm me partnerët përkatës, duke përfshirë këtu edhe KFOR-in.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

BE gjithashtu ka thënë se misioni  tyre për sundimin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se mesazhi solidariteti i ka përcjellë kryeministrit Albin Kurti sot pasdite.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata në mbarë Kosovën që janë prekur nga sulmi. Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”.

Blloku europian tha se autorët duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjës.

“Veprimi kriminal i kryer në Zubin Potok duhet të hetohet dhe autorët të sillen para drejtësisë. Në këtë aspekt, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet e Kosovës dhe do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet”.e ligjit EULEX po ofron ndihmë për autoritetet e Kosovës në përputhje me mandatin e tij.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *