E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Autoritetet kosovare dhe austriake zhvillojnë aksion në tri lokacione në Fushë Kosovë kundër krimit ekonomik

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në tri lokacione të ndryshme në Fushë-Kosovë, bazuar në kërkesën e autoriteteve austriake ndaj dy të dyshuarve nga Kosova për vepra të ndryshme penale.

bazuar në njoftimit, në aksionin e zhvilluar të martën kanë marrë pjesë edhe hetues nga shteti i Austrisë.

Nuk është bërë e ditur ende epilogu i operacionit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur edhe nga njësitë relevante policore ka zhvilluar hetimet bazuar ne autorizimin e lëshuar nga P. Th -Prishtinë , e cila është bazuar në kërkesën nga autoritetet Austriake përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare – NJN, ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimin për kryerje të veprave të ndryshme penale në kryeqytetin e Austrisë – Vjenë. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, me datën 05.05.2026 është zhvilluar një operacion policor ku janë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Fushë Kosovë në të cilin kanë marrë pjesë edhe hetues nga shteti i Austrisë”, thuhet në njoftim të Policisë.

bazuar në njoftimit, rasti po vazhdon të hetohet për të identifikuar asetet apo dobitë pasurore që mund t’i posedojnë të dyshuarit dhe që dyshohet se janë përfituar me aktivitet kriminal.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *