Kulturë

Unikkatil publikon “Copa Copa”, dedikim prekës për vëllain e ndjerë

Reperi i njohur Unikkatil ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Copa Copa”, i cili po komentohet gjerësisht në rrjete sociale.

Kënga po tërheq vëmendje jo vetëm si një rikthim i artistit me një publikim të ri, por sidomos për historinë emocionale që fshihet pas saj. “Copa Copa” vjen si një dedikim për vëllain e tij të ndjerë, Mentorin, duke e bërë këtë projekt një nga më personalët në karrierën e reperit.

Një ditë para publikimit të këngës, Unikkatil kishte prekur ndjekësit me një postim në Facebook, ku tregoi se vëllai i tij, për çdo ditëlindje, i kërkonte vetëm një gjë: një këngë. Ai theksoi se këtë traditë ka vendosur ta mbajë gjallë edhe tani, duke e realizuar një këngë të re për të.

“Çdo ditëlindje vëllau i êm më ka kërku vetëm kôngë. Shpirti i tij e ka ndi këtë kong që e bona për ditëlindje amo sonte para mesnatës e ndini edhe ju. Happy birthday my one and only!”, kishte shkruar Unikkatil, duke bërë të ditur se kënga do të lansohej pak para mesnatës.

Postimi u prit me shumë reagime dhe komente nga fansat, të cilët e përgëzuan reperin për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin, duke e vlerësuar mënyrën se si e shndërron dhimbjen personale në art.

Tashmë, me publikimin e “Copa Copa”, Unikkatil ka sjellë edhe zyrtarisht një dedikim që për shumë ndjekës po konsiderohet si një prej projekteve më të ndjera të tij.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *